
Zgjidhja e problemeve për pajisjen tuaj IQOS ILUMA i
Numri “0” po pulson në Touch Screen
A po pulson numri “0” në TouchScreen të mbajtësit tuaj IQOS ILUMA i 3 herë? Atëherë mbajtësi juaj është i shkarkuar, dhe ja si duhet ta karikoni mbajtësin tuaj:
- Vendoseni mbajtësin përsëri brenda Karikuesit të Xhepit IQOS ILUMA i. Sigurohuni që është vendosur saktë dhe mbyllni derën e Karikuesit të Xhepit.
- Sigurohuni që karikuesi juaj i xhepit të jetë i karikuar mjaftueshëm për të karikuar plotësisht mbajtësin.
- Lëreni Mbajtësin të karikohet, derisa të paktën një dritë statusi e Mbajtësit të bëhet e bardhë e fortë në Karikuesin e Xhepit.
Dritat e mbajtësit nuk po ndizen
Pasi të keni rrëshqitur lart, a ndizen dritat e mbajtësit tuaj? Ja çfarë duhet të bëni për të zgjidhur problemin e dritave të fikura në mbajtës:
- Kontrolloni nëse Karikuesi i Xhepit është i karikuar për të paktën një përdorim. Për ta identifikuar këtë, të paktën një dritë e bardhë e fortë do të ndizet.
- Pastroni kontaktet midis mbajtësit dhe Karikuesit të Xhepit.
- Vendoseni mbajtësin brenda karikuesit të xhepit - sigurohuni që është vendosur saktë - dhe lëreni mbajtësin derisa të paktën një nga dritat e mbajtësit në Karikuesin e Xhepit të bëhet e bardhë e fortë.
- Hiqni mbajtësin nga Karikuesi i Xhepit dhe shtypni butonin e mbajtësit (shtypje e shkurtër).
Pause Mode nuk është e disponueshme
Së pari, ju lutemi vizitoni dyqanet dhe pikat tona zyrtare të Kujdesit IQOS. Ekipi ynë do t’ju asistojë dhe do të sigurojë që Performance Mode dhe Pause Mode të aktivizohen në pajisjen tuaj.
- Ekrani me Prekje tregon nëse Pause Mode është i disponueshëm. Ai shfaqet me dy vija të shkurtra vertikale në pjesën e sipërme të ekranit.
- Pause Mode mund të përdoret një herë gjatë përdorimit të parë ose të dytë radhazi në Performance Mode dhe mund të aktivizohet brenda 3 minutave të para ose 8 thithjeve të para të eksperiencës.
Rrëshqisni poshtë përgjatë gjithë Ekranit me Prekje për të aktivizuar Pause Mode.
- Nëse lëvizja e rrëshqitjes nuk mbulon të gjithë gjatësinë e ekranit, Pause Mode nuk do të aktivizohet.
Për të rifilluar eksperiencën, rrëshqisni lart përgjatë gjithë Ekranit me Prekje dhe prisni ngrohjen paraprake.
- Pause Mode mund të zgjasë deri në 8 minuta. Nëse nuk e rifilloni eksperiencën, Holder‑i do të fiket automatikisht.
FlexPuff nuk po punon
Aktivizimi i FlexPuff dhe numri i puffs varen nga eksperienca individuale. Pajisja juaj do të analizojë automatikisht volumet e konsumuar të aerosolit dhe mund të aktivizojë FlexPuff. Prandaj, eksperienca e zgjeruar mund të mos vlejë për të gjithë konsumatorët e rritur dhe/ose eksperiencat. Kur përdoret pauza, FlexPuff nuk mund të aktivizohet. Nëse FlexPuff do të aktivizohet, atëherë ju do të merrni 4 puffs shtesë, të cilat mund të përdoren ende brenda deri në 6 minuta të përvojës.
Keni nevojë për ndihmë? Na kontaktoni.
Ekipi ynë i shërbimit ndaj klientit është i disponueshëm përmes kanaleve të mëposhtme:
Nga e hëna deri të shtunën, 09:00 - 21:00, dhe të dielën, 10:00 - 18:00.
Bisedë Live
Bisedoni me agjentët tanë të shërbimit ndaj klientit
Dërgoni një email
Na shkruani. Inbox-i ynë nuk është kurrë i mbushur.
Kutia jonë e postës nuk është kurrë e mbushur.