Kushtet dhe Rregullat e Përdorimit të Web-faqes IQOS
Mirë se vini në web-faqen IQOSTM. IQOS është një produkt nga portofoli i Philip Morris International (PMI), i importuar dhe i distribuuar në tregun e Kosovës nga Bucaj SHPK.
Web-faqja IQOS është e destinuar vetëm për persona të rritur.
Këto Rregulla dhe Kushte rregullojnë qasjen dhe përdorimin tuaj të web-faqes IQOS.
Ju lutemi lexoni me kujdes këto Rregulla dhe Kushte përpara se të filloni përdorimin e web-faqes, pasi në këtë mënyrë njiheni me përmbajtjen dhe funksionimin e saj.
Me vazhdimin e përdorimit të web-faqes IQOS, ju konfirmoni se jeni person i rritur dhe se pranoni dhe pajtoheni me këto Terme dhe Kushte.
Zbatimi i Termave dhe Kushteve
Këto Terma dhe Kushte zbatohen nga muaji prill 2026 dhe mbeten në fuqi deri në ndryshimin ose shfuqizimin e tyre.
Garancitë dhe Mohimet e Përgjegjësisë
Përdorimi i kësaj web-faqeje është përgjegjësi e vetme e përdoruesit. Bucaj SHPK, degët e Philip Morris International dhe palët e treta të përfshira në krijimin e web-faqes IQOS nuk mbajnë përgjegjësi për asnjë dëm, humbje apo kosto që mund të lindë nga përdorimi i web-faqes IQOS, nga ndryshimet në përmbajtjen e saj apo nga përdorimi i ndonjë web-faqeje tjetër.
Po ashtu, web-faqja IQOS nuk mban përgjegjësi në rast se informacioni nuk është i qasshëm për shkak të ndërprerjeve të rrjetit, defekteve teknike apo rrethanave jashtë kontrollit tonë. Këtu përfshihen, por nuk kufizohen, dëmet e shkaktuara nga viruset softuerike ose problemet që rrjedhin nga keqpërdorimi i përmbajtjes së web-faqes.
Të Drejtat e Pronësisë Intelektuale
PMI dhe degët e saj zotërojnë të gjitha të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi tekstet dhe materialet e tjera në web-faqen IQOS (përfshirë të gjitha informacionet, imazhet, tekstet, dizajnet, materialet video dhe audio).
Gjatë shfletimit të web-faqes IQOS për qëllime jo-komerciale, ju mund të shkarkoni përmbajtje dhe/ose ta ndani atë me të tjerët, por në këto raste është e detyrueshme të ceket e drejta e autorit dhe të drejtat pronësore që i përkasin Philip Morris International.Asnjë pjesë e kësaj web-faqeje nuk mund të shitet, shpërndahet për përfitim komercial, të modifikohet apo të inkorporohet në publikime ose web-faqe të tjera. Të gjitha markat tregtare, dhe shenjat e shërbimit të shfaqura në web-faqen IQOS janë pronë e PMI dhe degëve të saj. Ndalohet përdorimi i çfarëdo marke tregtare apo shenje nga kjo web-faqe.Asnjë pjesë e përmbajtjes së web-faqes IQOS nuk duhet të interpretohet si licencë për përdorimin e ndonjë marke tregtare.
Nëse dëshironi të përdorni materialet e web-faqes IQOS për qëllime të tjera përveç atyre të përcaktuara në këto Terme dhe Kushte, ju lutemi dërgoni kërkesë në: contact.xk@iqos.com.
Saktësia dhe Qasja në Web-faqen IQOS
Ne nuk garantojmë që përmbajtja e web-faqes dhe/ose faqet e lidhura me të të jenë të plota ose të përditësuara, apo që web-faqja dhe/ose faqet e lidhura do të jenë gjithmonë të qasshme dhe të disponueshme.
Ne rezervojmë të drejtën që në çdo kohë të modifikojmë ose të ndërpresim funksionimin e web-faqes IQOS dhe përmbajtjen e saj, si dhe të ndryshojmë këto Rregulla dhe Kushte ose të ndërpresim qasjen në web-faqe pa njoftim paraprak.
“Cookies”
Web-faqja IQOS mund të përdorë “cookies” për të optimizuar shërbimet. Një “cookie” është një skedar i përbërë nga shkronja, të cilin serveri i web-faqes IQOS e dërgon në dosjen e cookies në shfletuesin e kompjuterit tuaj. Në këtë mënyrë, web-faqja IQOS krijon lidhje ndërmjet serverit dhe shfletuesit për t’ju ofruar përmbajtje të personalizuar sipas interesave tuaja dhe për t’iu përgjigjur më mirë nevojave tuaja. Shumica e shfletuesve i pranojnë automatikisht cookies, por zakonisht mund t’i ndryshoni cilësimet për të parandaluar ruajtjen e tyre. Ju lutemi vini re se çaktivizimi i cookies mund të kufizojë shërbimet që ne mund t’ju ofrojmë dhe të ndikojë në përvojën tuaj si vizitor i web-faqes.