Hapat tuaj të parë me IQOS ILUMA i ONE

Hapat tuaj të parë me
IQOS ILUMA i ONE

Si të përdorni pajisjen tuaj të re IQOS ILUMA i ONE

Keni marrë pajisjen tuaj të re IQOS ILUMA i ONE: Ja si ta përdorni për herë të parë.

  1. Mbani shtypur butonin ON/OFF të pajisjes për 4 sekonda dhe më pas lëshojeni; Dritat e Statusit të pajisjes do të ndizen ngadalë.
  2. Para përdorimit të parë, karikoni plotësisht pajisjen për rreth 90 minuta duke ndjekur Udhëzimet dhe Paralajmërimet e Sigurisë të përfshira.
  3. Rrëshqitni për të hapur kapakun. Futni një SMARTCORE STICKTM deri në vijën e filtrit, derisa pajisja të vibrojë dhe dritat të fillojnë të pulsojnë.
  4. Ngrohja paraprake fillon automatikisht pas vibrimit të parë ose duke shtypur butonin për 1 sekondë. Pajisja është gati për përdorim pas vibrimit të dytë.
  5. Gjatë përdorimit, dritat e statusit tregojnë kohën e mbetur të eksperiencës. Kur pajisja vibron dhe dritat pulsojnë, ju kanë mbetur edhe 2 puffs ose 30 sekonda.
  6. Pasi eksperienca të përfundojë, hiqni SMARTCORE STICKTM e përdorur dhe hidhni atë sipas Paralajmërimeve dhe Udhëzimeve të Sigurisë.
  7. Rrëshqitni për të mbyllur kapakun.

Si të karikoni IQOS ILUMA i ONE

Ndiqni këto hapa të thjeshtë për të siguruar karikimin optimal të pajisjes tuaj:

  1. Lidhni përshtatësin e rrymës AC (shitet veçmas) dhe kabllon me pajisjen tuaj dhe më pas me një prizë muri për 90 minuta për një karikim të plotë.
  2. Gjatë karikimit, dritat në formë shiriti në pajisje do të pulsojnë.
  3. Nëse pajisja është plotësisht e shkarkuar, drita e parë mund të marrë disa sekonda për të filluar të pulsojë në ngjyrë të verdhë. Pasi pajisja të kalojë mbi 7% të karikimit, ngjyra e dritës që pulson do të ndryshojë nga e verdha në të bardhë.
  4. Gjatë karikimit, drita e statusit pulson, duke treguar nivelin e karikimit:
  • a. Të 4 dritat në formë shiriti ndizen të bardha: 100% e karikuar
  • b. 3 drita ndizen të bardha: 75% e karikuar
  • c. 2 drita ndizen të bardha: 50% e karikuar
  • d. 1 dritë ndizet e bardhë: 25% e karikuar

Funksionalitetet e reja të IQOS ILUMA i ONE 

FlexPuff

FlexPuff është një funksionalitet që mund të menaxhohet në dyqanet dhe pikat tona zyrtare të Kujdesit IQOS (është i aktivizuar si parazgjedhje në pajisjet e reja) dhe mund të zgjasë kohëzgjatjen e eksperiencës suaj në bazë të mënyrës së përdorimit, gjithmonë brenda një kohe maksimale prej 6 minutash. Pajisja juaj analizon automatikisht volumin e konsumuar të aerosolit dhe mund të aktivizojë FlexPuff. Nëse FlexPuff aktivizohet, atëherë do të përfitoni 4 puffs shtesë, të cilat mund të përdoren brenda kohës së mbetur nga 6 minutat. Aktivizimi dhe numri i puffs varen nga modeli individual i përdorimit, prandaj eksperienca e zgjatur mund të mos vlejë për të gjithë konsumatorët e rritur dhe/ose për çdo përvojë. Kur pajisja vibron dhe dritat pulsojnë, ju kanë mbetur edhe 2 puffs ose 30 sekonda.

Këshilla për Përdorimin e IQOS ILUMA i ONE

Kjo nuk është e gjitha. Ka më shumë informacion të dobishëm në udhëzuesin tonë për përdoruesin e IQOS ILUMA i ONE.

Udhëzuesi ynë për përdoruesin i do t'ju lejojë të thelloni njohuritë tuaja mbi mënyrën se si funksionon pajisja juaj dhe si ta përdorni atë.